E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdedaj zverdhet në fitore

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 09:50

Skuadra e Fanol Perdedajt, Hertha Berlin të dielën ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dusseldorfit me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së nëntëmbëdhjetë në Bundesligën 2.

Mesfushori i ri kosovar ishte titullar në këtë takim dhe ka luajtur deri në minutën e 85-të, kur është zëvendësuar nga Morales.

Perdedaj në minutën e 24-të të ndeshjes është ndëshkuar me karton të verdhë. Kjo fitore e ka ndihmuar Herthan që ta merr kryesimin në tabelë me 39 pikë, dy më shumë sesa përcjellësi i parë, Augsburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›