13 minuta për Bajramin
Nga Express më 24 janar 2011 në ora 09:49
Ekipi i Emir Bajrami, Twente ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën me rezultat 1:2 si mysafir i Groningen – ku luan Shkodran Metaj - në kuadër të xhiros së njëzetë të kampionatit në elitën e futbollit holandez.
Bajrami ka luajtur vetëm në trembëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Mesfushori kosovar është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të, duke e zëvendësuar Landzaat.
Kurse, Metaj nuk është inkuadruar fare në këtë takim. Twente mbetet në vendin e dytë të tabelës me 40 pikë të tubuara, një më pak se kryesuesi PSV Eindhoven.