Salihi shënon në miqësore
Nga Express më 24 janar 2011 në ora 09:48
Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi po vazhdon të kalojë nëpër një formë të shkëlqyeshme edhe në fazën përgatitore të ekipit të tij, Rapidi i Vjenës.
Skuadra austriake të dielën e ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj ekipit të njohur rus, Spartaku i Moskës, të cilin e mposhti me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Rapidin e Vjenës në këtë takim e realizoi reprezentuesi i Shqipërisë në minutën e 57-të.
Edhe në garat kampionale të Austrisë, Salihi disa herë ka qenë hero i ekipit të tij, pasi shpeshherë Rapid ka shënuar fitore me ndihmën e Salihit.