E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjasula, asist në fitore

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 09:51

FSV Frankfurt, ku luan Jurgen Gjasula, të dielën e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 Oberhausen, në kuadër të xhiros së nëntëmbëdhjetë në Bundesligën 2 gjermane.

Mesfushori shqiptar ishte titullar në këtë takim, duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes. Ai pati një paraqitje të mirë, madje ka asistuar në golin e dytë që e ka shënuar ekipi i tij.

Me këtë fitore, FSV Frankfurt është ngjitur në vendin e shtatë me 32 pikë të tubuara dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›