E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schiavone fitoi meçin historik

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 09:45

Franesca Schiavone i shpëtoi meçit më të gjatë të femrave në një Grand Slam turne të epokës profesionale të dielën, duke mposhtur Svetlana Kuznetsovan pas katër orë e 44 minutave lojë, dhe kaloi në çerekfinale të Australian Open.

30 vjeçja italiane, e cila vitin e kaluar fitoi në Roland Garros, ishte në prag të disfatës, por shpëtoi gjashtë meç poenë para se të triumfonte me rezultat 4-6, 6-1, 16-14 në Hisense Arena. Maria Sharapova u eliminua pas humbjes nga Andrea Petkovic 6-2, 6-3, ndërsa bartësja e parë Caroline Wozniacki e mposhti Anastasiaj Sevastovan 6-3, 6-4.

Kinezja Li fitoi ndaj Victoria Azarenkas 6-2,6-3. Te meshkujt, Roger Federer dhe Novak Djokovic kaluan në çerekfinale pas fitoreve ndaj Tommy Robredos, respektivisht Nicolas Almagros. Zvicerani fitoi 6-3, 3-6, 6-3, 6-2, ndërsa serbi 6-3, 6-4, 6-0. Në mesin e tenistëve të tjerë që kaluan në çerekfinale janë edhe Tomas Berdych dhe Stanislas Wawrinka.

Meshkujt:

Berdych - Verdasco 6-4, 6-2, 6-3
Djokovic - Almagro 6-3, 6-4, 6-0
Wawrinka - Roddick 6-3, 6-4, 6-4
Federer - Robredo 6-3, 3-6, 6-3, 6-2

Femrat:

Li - Azarenka 6-3, 6-3
Petkovic - Sharapova 6-2, 6-3
Schiavone - Kuznetsova 6-4, 1-6, 16-14
Wozniacki - Sevastova 6-3, 6-4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›