Cana mbronskuadrën: Pas janaritmes 3 të parëve
TURQI- Dy futbollistët e Gallatasarajit, Lorik Cana dhe Servet Çetin, kanë qenë të ftuarit specialë te televizionit turk GSTV ditën e sotme. Mesfushori i kombëtares shqiptare është shprehur tepër optimist për fazën e dytë të sezonit.
Gallatasaraj ka kaluar një krizë të vërtetë gjatë kësaj periudhe, por sipas Canës, pas janarit do të jetë ndryshe. “Mendoj se do të dalim nga kjo situatë, duke parë futbollistët cilësorë që kemi, - deklaroi Cana. – Për ne ka qenë një periudhë e vështirë.
Megjithëse nuk do të jetë e lehtë, ne do të synojmë të futemi në treshen e parë. Deri më tani kemi patur shumë probleme, sidomos me dëmtimet. Tani presim një fazë të dytë më të mirë, ndërsa them se klubi do të ketë një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)