Ronaldinjo, e ardhmja e brazilianitvendoset sot
TIRANE-Aventura e Ronaldinjos me fanelën e Milanit, duket se ka ardhur drejt fundit. Fantazisti Brazilian është shumë pranë rikthimit në vendlindje, pasi trajneri Alegri nuk e merr më parasysh, ndërkohë që ardhja e Kasanos tregon se në skuadrën kuqezi nuk ka më vend për të. Sot do të jetë edhe takimi deciziv mes vëllait të Dinjos, Roberto de Asis dhe administratorit të Milanit Adriano Galiani. Në fakt, vendimi duket se është marrë, por mbeten ende për t'u diskutuar detajet ekonomike të kontratës.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)