E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andi Lila:Dua të bind Ari Hanin

 

Mbrojtësi i përfaqësueses, Andi Lila, ndihet me fat që është pjesë e kuqezinjve dhe premton se do të japë gjithçka që të justifikojë besimin që i ka dhënë trajneri Ari Han. “E konsideroj veten me fat që në një moshë të përshtatshme, më është ofruar besimi në ekipin përfaqësues. Ky është një shans që nuk e gëzon çdo futbollist. Prandaj kjo do shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme. E garantoj trajnerin Han, se jam i gatshëm të justifikoj besimin e tij për aq minuta sa e gjykon ai që unë e meritoj. Nderi im është i lidhur ngushtë me nderin e përfaqësueses dhe të përkrahësve tanë të zjarrtë kudo që ndodhen. Do të bëj të pamundurën që të mos i zhgënjej shpresat e tyre nga besimi që pres të më jepet”, ka thënë futbollisti i Tiranës, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer me fanellën bardheblu, duke qenë një nga lojtarët më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›