E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, aksion për xhamat e errët

 

SARANDE - Automjetet me xhama të errët, me perde, pa dokumentacionin përkatës dhe me sinjalet e policisë kanë qenë objekt i një kontrolli blic, të organizuar nga Policia e Qarkullimit Rrugor në Sarandë. Postblloku i ngritur në qendër të lagjes Kodër, ka evidentuar jo pak shkelje të ligjshmërisë. Nënkomisar Bardho Vushaj, komandant i trafik-linjës i pyetur për gazetën “Panorama” u shpreh se, “kontrolli i mjeteve është i domosdoshëm në çdo kohë, veçanërisht për përgatitjen e qytetit edhe për sezonin turistik që kemi në pritje. Gjatë këtyre dy ditëve u kontrolluan rreth 100 mjete, nga të cilat 40 prej tyre gjobitën për shkelje të sinjalistikës, por edhe për parkim të gabuar, si dhe u bllokuan dy mjete pasi u gjetën pa dokumentacionin e nevojshëm”.                                                                             sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›