E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani është i domosdoshëm në Kombëtare

 

Ervin Skela dhe Lorik Cana e konsiderojnë Erjon Bogdanin si një lojtar të padiskutueshëm në Kombëtare. Me diplomaci, ata thonë se vendimi i trajnerit Ari Han duhet respektuar, por nuk e fshehin faktin që janë befasuar kur kanë marrë vesh që qendërsulmuesi s’është grumbulluar. “U befasova kur mora vesh që Bogdani nuk do të ishte, – shprehet Skela. – Ai është një sulmues me peshë dhe lojtarë të tillë Shqipërisë i bëjnë punë dhe i japin më tepër siguri. Megjithatë, vendimi i trajnerit duhet respektuar, sepse ai ka pasur arsyet e veta”. Edhe Lorik Canës nuk i ka lënë shije të mirë mungesa e Bogdanit, por s’ka dashur ta komentojë gjatë zgjedhjen. “Për mua patjetër është element i domosdoshëm në kombëtare. Nëse trajneri ka vendosur që ai të mos jetë, besoj se ka arsyet e tij. Ndoshta edhe vetë Bogdani nuk ka qenë në formën më të mirë. Por, jam i sigurt se në të ardhmen, Bogdani do të grumbullohet sërish”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›