E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroi Arben Kraja, sjellje prej pehlivani, kërkesa të paargumentuara e të njëpasnjëshme, thjesht dhe vetëm për zvarritjen e hetimeve

Gjykata e Tiranës, shuplakë tendencës së prokurorisë për mosmbylljen e dosjes së rrugës Durrës-Kukës Tendenca për zvarritjen artificiale të mbylljes së dosjes së rrugës “Durrës-Kukës” u reflektua sërish dje në gjykatën e Tiranës, kur pala e akuzës, e përfaqësuar nga prokurori Arben Kraja, sajoi një debat me gjyqtaren e çështjes, ku pas kërkesës së rrëzuar për moskpotencë, avancoi me përpjekjen tjetër për zvarritjen e mbylljes së hetimeve për këtë dosje, duke kërkuar dorëheqjen e paargumentuar të gjyqtares që do të shqyrtojë kërkesën e Ministrit Luzim Basha, duke injoruar pretendimin e prokurorisë për moskopetencë të kësaj gjykate. Prokuroria e Përgjithshme humbi dje betejën e radhës me Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha. Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës Fatmira Hajdari, vendos të shpallë të pavlefshëm kërkesën e prokurorisë e cila kishte kërkuar shpalljen e moskopentencës në gjykimin kërkesë padisë së Lulzim Bashës nga ana e kësaj gjykate. Tendenca për zvarritjen artificiale të mbylljes së dosjes së rrugës “Durrës-Kukës” u reflektua sërish dje në gjykatën e Tiranës, kur pala e akuzës, e përfaqësuar nga prokurori Arben Kraja, sajoi një debat me gjyqtaren e çështjes, ku pas kërkesës së rrëzuar për moskpotencë, avancoi me përpjekjen tjetër për zvarritjen e mbylljes së hetimeve për këtë dosje, duke kërkuar dorëheqjen e paargumentuar të gjyqtares që do të shqyrtojë kërkesën e Ministrit Luzim Basha, duke injoruar pretendimin e prokurorisë për moskopetencë të kësaj gjykate. Seanca e djeshme u mbyll me kërkesën e prokurorit të çështjes për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Fatmira Hajdari. Brenda tre ditësh prokurori Arben Kraja duhet të paraqesë të argumentuar ligjërisht në gjykatën e Tiranës kërkesën për përjashtimin e gjykatëses. Kërkesa do të gjykohet nga një gjyqtar tjetër i cili do të përcaktohet me short. Konflikti Në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, gjyqtarja Fatmira Hajdari hodhi poshtë dje, kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi deklarimin e moskompetencës nga kjo gjykatë për çështjen e Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, i akuzuar për dosjen e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. “Gjykata vendos mospranimin e kërkesës së prokurorit për shpalljen e moskompetencës dhe vazhdimin e gjykimit të kërkesës së Lulzim Bashës”. Ishte ky vendimi i dhënë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, pas kërkesës së prokurorit të Arben Kraja, i cili kërkoi shpalljen e moskompetencës së shqyrtimit të kërkesës së Lulzim Bashës për pavlefshmërinë e akteve procedurale të prokurorisë në lidhje me komunikimin e akuzës për çështjen Durrës-Kukës. Me këtë vendim, gjyqtarja Fatmira Hajdari hodhi poshtë kërkesën e prokurorit Arben Kraja duke e lënë sërish këtë çështje për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Prokurori Kraja pati kërkuar dërgimin e çështjes në gjykatën e lartë ndërkohë që avokati mbrojtës i ministrit kërkoi nga ana e tij të kundërtën, pra mos dërgimin e dosjes në gjykatën e lartë. Menjëherë pas vendimit prokurori ka kërkuar ndryshimin e trupit gjykues që sipas tij ka dhënë vendim të njëanshëm. Për këtë çështje pritet të shprehet kjo gjykatë pas kërkesës së paraqitur nga akuza. Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur që të gjykojë vetë, kërkesën e bërë nga avokati i Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, për të dhënë vendimin për ndalimin e hetimeve ndaj tij. Gjykata Thelbi i konfliktit ka të bëjë me faktin se cila gjykatë duhet të ndjekë këtë proces, ajo e Shkallës së Parë në Tiranë apo Gjykata e Lartë. Sakaq, gjyqtarja Fatmira Hajdari vendosi dje që padia e Lulzim Bashës, i cili kundërshton Prokurorinë për fletë-thirrjen e dërguar në adresë të tij me qëllim paraqitjen në Prokurori në datë 24 nëntor dhe komunikimin e akuzës në datë 28 nëntor, të shqyrtohet në gjykatën e Tiranës. Në fund të seancës gjykata mori vendim duke u bazuar tek neni 141 i Kushtetutës, i cili thotë se një person me imunitet gjykohet në Gjykatën e Lartë vetëm kur dosja është dërguar. Në këtë rast dosja nuk është dorëzuar dhe se kërkesa e Lulzim Bashës në gjykatën e Tiranës është vetëm një akt procedural, por nuk është një gjykim i një dosjeje. “Nuk jemi përpara një akuze konkrete dhe gjykimit të një çështjeje nga themeli por përpara një veprimi procedural”, u shpreh gjyqtarja Fatmira Hajdari. Në Kushtetutë nuk përcaktohet se një akt-procedural duhet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, por në Gjykatën e Shkallës së Parë edhe në rastet kur kërkuesi është një person me imunitet. Me vendimin e djeshëm Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, I hap rrugë shqyrtimit të kërkesës penale të ish-Ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, i cili kundërshton zgjatjen e afateve të hetimit (6 nëntor - 6 dhjetor) dhe cilëson si të paligjshëm vendimin e prokurorisë për vënien e tij nën akuzë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›