Aksidentoi nënë e bir, në pranga 38-vjeçari

Policia e Tiranës ka prangosur sot autorin e aksidentit të mbrëmshëm në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Petrit Trezhnjeva, 38 vjeç është arrestuar nga policia e kryeqytet pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinën e tij nënë e bir. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë fëmija 5-vjeçar ndërsa nëna e tij është plagosur.
Nënë e bir ishin duke kaluar së bashku në rrugën kryesore, kur u goditën nga një makinë që po ecte me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendgjarja ndërsa ditën e sotme u bë e mundur arrestimi i tij .