E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet drejt SHBA-së Altin Kore, i akuzuari për trafik droge

Marrëveshja e ekstradimit e firmosur në 1933 mes SHBA-së dhe Shqipërisë vazhdon edhe sot të ekstradojë mes dy vendeve persona të kërkuar nga drejtësia. Deri tani drejt tokës së premtuar janë nisur për tu gjykuar nga drejtësia amerikane 8 shqiptarë. I fundit që është ekstraduar ditën e sotme është Altin Kore, i cili akuzohet nga drejtësia amerikane për trafik ndërkombëtar droge. Për Korën, Gjykata e Apelit ka dhënë vendmin për ta ekstraduar në datën 14 tetor.

Ndërkohë që sot autoritete amerikane kanë marrë biznesmenin e lokalve për ta dërguar në SHBA ku do të përballet me drejtësinë amerikane. Altin Kore, 35-vjeç, akuzohet në SHBA për trafik kokaine, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, urdhër i lëshuar më 3 mars të këtij viti. Kore akuzohet për trafikimin e 25 kilogramëve drogë të llojit kokainë.

Biznesmeni është shpallur në kërkim pasi në 14 gusht 2008 Gjykata e Teksasit, SHBA, kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij për akuzat e "trafikimit të lëndëve narkotike" dhe "mbajtje pa leje të armëve". Kokaina transportohej përmes rrugëve detare nga kontinenti amerikan në Evropë. 35 vjeçari u arrestua teksa po kthehej nga Turqia në aeroportin e rinasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›