E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshamp: Fillim i mbarë, por jo gjysma e punës

 

Marseja siguroi tri pikët e para në këtë kampionat, falë dopietës së shënuar në fushën e Grënoblës, megjithatë, një rezultat i tillë nuk e entuziazmon më shumë se duhet teknikun Didier Deshamp. “Po, jam i gëzuar, pasi gjithnjë është e rëndësishme që të bësh një start të mirë. Në përgjithësi e kontrolluam mirë lojën, sidomos në pjesën e parë. Në të dytën kemi vuajtur shumë me futjen në lojë të Ljubojas, i cili na shkaktoi mjaft probleme. Më pas morëm frenat në dorë dhe shënuam golin e dytë, duke siguruam fatmirësisht finalizimin pozitiv të 90-minutëshit, - u shpreh Deshamp për ‘L’equipe’. – Kishim raste të pastra për të shënuar edhe më tepër gola, gjithsesi është arritje e madhe që shënuam dy herë në transfertë. Të them të drejtën, loja ishte e balancuar dhe duhet të kënaqemi me aq sa morëm. Ndeshja e radhës, ajo me Lilën në Montpelje, do të jetë prova e vërtetë për ne”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›