E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder, afron zyrtarizimi me Inter

Ekipi kampion i Italise se Seria A, Interi eshte shume prane marreveshjes me Realin e Madridit, per blerjen e sulmuesit, Uesli Shnajder. Agjenti i lojtarit, pranoi se ka qene ne kontakte me italianet dhe shpjegoi se marreveshja nuk eshte mbyllur ende zyrtarisht, per te thene se Shnajder do te jete nje lojtar zikalter. "Per ca kohe eshte folur se do te ndodhe nje levizje e mundshme e Shnajder, tek Interi, por e verteta eshte se ndonjeri deshiron qe ta bleje ate thjesht per te kenaqur kerkesat e klubit, - theksoi agjenti i lojtarit holandez - Shnajder deshiron nje klub, qe do t'i mundesoje vazhdimesine". Gjate javes se kaluar, raportohet se palet kishin rene dakord dhe marreveshja ishte arritur. Lojtari i lindur ne Utreht do te bashkohet me zikalterit, pasi keta te fundit te kene paguar nje shume qe varion tek 25 milione euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›