E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andrea Mano Niko Peleshi e la Korcen ne periferi te zhvillimeve te vendit

“Me Korçën lidhet ngushtë jeta dhe familja ime, ndaj unë do të bëj të pamundurën për t’i dhënë dinjitet qytetit tim”.

Kështu u shpreh kandidati demokrat për bashkinë e Korçës, Andrea Mano, gjatë ceremonisë së prezantimit të tij zyrtar para qytetarëve korçarë.

Duke shtuar se pikë referencë për të ka qenë tradita që ka Korça në arsim, duke qenë model i vendit në këtë sektor.

“Korça nuk është një qytet dosido, por është djep i arsimit dhe i kulturës, e megjithatë ai, po përjeton disa nga momentet më të vështira të tij, falë një administrimi të keq.

Por ajo që unë premtoj, është një administrim vizionar, jo si tentativat e kryebashkiakut aktual, për të dëmtuar traditat e këtij qyteti.

Korça jonë ka mbetur në periferi të zhvillimeve që po përjeton vendi, e kjo jo për faj të qeverisë, e cila ka investuar vazhdimisht.

Por për faj të kryebashkiakut aktual. Prandaj unë premtoj një drejtim që t’i shpëtojë dinjitetin qytetit tonë”, tha Mano.

Sipas tij, mungesa e investimeve nga pushteti lokal dhe largimi i korçarëve nga Korça bën thirrje për ndryshim.

“Unë kandidoj sepse kryebashkiaku aktual, nuk punon për qytetin e tij dhe dua ta ndryshoj këtë gjendje.

Qytetit tonë i duhet një kryebashkiak, për të cilin, qytetarët janë të parët”, përfundoi Mano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›