Mediu Edi Rama po perjashton edhe vlerat e vete Partise Socialiste
Republikanët çelën fushatën zgjedhore në Fier duke synuar përfaqësim të lartë në këshillat bashkiakë dhe komunalë.
Njëkohësisht, PR do të mbështesë fuqishëm në këto zgjedhje kandidatët për bashkitë dhe komunat.
Kryetari i republikanëve tha se “Aleanca për Qytetarin” është filozofia që përfshin qytetarin në vendimmarrje dhe e bën atë pjesë të zgjidhjes së problemeve.
“Përkundër kësaj, - tha Mediu, - kemi përballë një filozofi përjashtuese të z. Rama që përjashton edhe vlerat e vetë Partisë Socialiste”.
Më tej, Mediu ka garantuar mbështetjen e PR për kandidatin e PD-së për bashkinë e Fierit, Ilir Bele.
Në takimin e parë elektoral të PR-së në Fier, kreu i republikanëve Fatmir Mediu, duke iu drejtuar z. Ilir Bele si kryetar i ardhshëm i baskisë, kërkoi që me marrjen e detyrës ai të jetë pranë çdo familje fierake.
Sipas Mediut, kryetari i ardhshëm i bashkisë Fier do të duhet të trokasë në çdo derë dhe në çdo zemër të qytetarëve fierakë, me qëllim që Fieri të jetë i të gjithëve dhe jo i klaneve të caktuara.
Ndërkohë, kandidati i PD-së për kryetar i bashkisë së Fierit, Ilir Bele, deklaroi në takimin e parë elektoral të PR-së se në 9 maj Fieri do të ketë një perspektivë të re, konkrete dhe gjithëpërfshirëse.
Republikanët e vlerësojnë Fierin si qytet me potenciale të mëdha natyrore dhe njerëzore, por edhe me vlerën e bashkëjetesës së shumë komuniteteve në harmoni dhe tolerancë.