Meta Ne nuk fshihemi pas sloganeve te kota dhe perjashtuese
Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi kandidatët e saj për 4 komuna të rrethit të Fierit.
Agim Toro në komunën Kurjan, Sotir Zarka në komunën Topojë, Nikolla Zaka në komunën Libofshë dhe Arjan Bogdani në komunën Portëz, shpalosën alternativat përkatëse për secilën zonë ku garojnë për kryetar komune.
Nga ana e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta shprehu njëkohësisht mbështetjen për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Fierit, Ilir Bele si dhe për njësitë e tjera të qeverisjes vendore në këtë rreth.
Sipas Ilir Metës “Aleanca për Qytetarin” mbart filozofinë se këto zgjedhje janë për qytetarin.
“Ne nuk fshihemi pas sloganeve të kota dhe përjashtuese, sepse kjo aleancë ka në thelb të saj qytetarin”, tha Meta.
Më tej, ai theksoi se Fieri është një qytet i rëndësishëm i vendit, por edhe se problemet e tij janë të mëdha.
Duke cituar kandidatin e PD-së për Fierin, Ilir Bele, Meta mbështeti idenë se ka ardhur koha që fierakët të mos punojnë më për kryetarin e bashkisë, por kreu i ardhshëm i bashkisë të punoje për qytetarët.
LSI garon në zgjedhjet e 8 majit me 4 kandidatë për kryetare komunash në rrethin e Fierit, ndërsa aty ku nuk janë kandidatët e saj, do të synojë votat për këshilltarë komunalë dhe bashkiakë.
Krahas kësaj, LSI garanton mbështetje të fuqishme në të gjitha ato zona ku garojnë kandidatët e PD-së.