E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Korca dhe Tirana do afrohen 50 me afer njera-tjetres

“4 vitet që vijnë, Korça do të njohë një nga transformimet e saj më të mëdha, Korça turistike, Korça universitare, Korça e mirëqënies. Ky është objektivi ynë në 4 vitet që vijnë”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha, gjatë ceremonisë së prezantimit të kandidatit demokrat për bashkinë e Korçës, Andrea Mano.

Sipas tij, qeveria shqiptare në 4 vitet që vijnë, do të mbështesë çdo projekt që korçarët do të hartojnë së bashku me kryebashkiakun e ardhshëm, Andrea Mano, për Korçën evropiane.

Duke pohuar se është krenar për arritjet, duke përmendur se në qarkun e Korçës janë ndërtuar 380 kilometra rrugë dhe se këto të fundit janë të shumta.

“Por unë angazhohem këtu para jush se prioritet mbetet asfaltimi i çdo kilometri rrugë në Korçë.

Do ta shndërrojmë atë në qendrat më tërheqëse turistike dhe një ndër tregjet më të zhvilluar, siç ka qenë në të vërtetë Korça e dikurshme.

Korça dhe Tirana do të afrohen me 50% dhe më afër njëra-tjetrës, falë autostradës Tiranë-Elbasan dhe atë të Qafë-Plloçit.

Në investimet e arsimit, janë ndërtuar rreth 62 shkolla dhe është fuqizuar kampusi i universitetit.

Në 4 vitet e ardhshme, premtojmë se universiteti i Korçës do të jetë një ndër më të fuqishmit e vendit.

Në Aleancën tonë për Qytetarin, ne kemi vendosur në qendër të përpjekjes sonë dhe alternativës sonë qytetarin, ndaj edhe kjo fushatë është betejë për rrugë më të mira për ju, për parqe më të mira, për shkolla më të mira për fëmijët tuaj”, premtoi ndër të tjera kreu demokrat në qytetin juglindor.

Duke përfunduar se ka qenë vetë Brukseli që ka deklaruar se ekonomia shqiptare është e vetmja që ecën me shpejtësinë më të madhe, edhe në periudhën e krizës më të thellë, e kjo falë reformave të ndërmarra nga qeveria.

“Eshtë ky vrap i qeverisë shqiptare q bëri të mundur për ne të asfaltojmë mijëra kilometra rrugë, e të ndërtojmë e rindërtojmë mbi 1200 shkolla, apo të realizojmë me dhjetëra kanalizime e ujësjellësa.

Sikundër, edhe të dyfishojmë rrogat e mësuesve dhe të mjekëve e infermierëve vetëm në pak kohë”, përfundoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›