Andreoti: “Me Totin, më shumë shanse”

"Nuk ia vlen të themi se Italia ishte e pafat. U treguam të dobët, kjo është e vërteta". Senatori i përjetshëm, Xhulio Andreoti nuk sheh asnjë alibi për eliminimin e Italisë nga Europiani. "Penalltitë? Dy vjet më parë gjithcka shkoi mirë. Herën e ardhshme do të shkojë më mirë". Një romanist i thekur, Andreoti uron edhe rimendim të Totit për "Jo-në e tij kundër bluzës së Kombëtares. "Nuk e them për cështje zëmre, por me të në të ardhmen, do të kishim sigurisht më shumë shanse".