E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e fundit në Kupën e Europës

Vetëm dy sportistë cilësorë ka atletika shqiptare: Klodiana Shala për femra e Admir Bregu për meshkuj, të tjerët duan shumë punë e djersë për të konkurruar në Europë. Atletika shqiptare është në fund të Europës, duke u lënë pas edhe nga ekipe si Andora e Armenia. Për meshkuj Shqipëria (grumbulloi 55 pikë) u rendit e fundit nga 14 ekipe, teksa Serbia u rendit e para me 232 pikë. Për femra vendi ynë grumbulloi 67.5 pikë, duke u renditur e 12-ta nga 14 ekipe. Sllovenia u rendit e para për femra me 261 pikë. Vetëm Admir Bregu në kërcim së gjati me 7.56 m (i pari) dhe Klodiana Shala në 200 metra (24"79) e 400 metra (54"62) në të dyja garat e katërta, dhanë rezultatet më të mira për Shqipërinë.
Në Kupën e Europës te zhvilluar në Banka-Bistrica të Sllovakisë marrin pjesë atletë nga 14 shtete europiane: Sllovakia, Shqipëria, Andora, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Sllovenia, Serbia, Qipro, Izraeli, Gjeorgjia.
DITA E DYTË
Në ditën e dytë Shqipëria arriti këto rezultate PËR MESHKUJ - Sueld Panahori në dispilinën e 200 metrave arriti kohën 22"34 (i 10-ti midis 14 pjesëmarrësve). Aleks Buda në 3000 metra kapi kohën 8'50"31 (i nënti). Koha më e mirë e tij ka qenë 8'35"64. Besmir Pepaj në hedhje disku shkoi te 27.28 metra. Besmir Pepaj në hedhje shtize 55.29 metra.
PËR FEMRA – Klodiana Shala në garën e 200 metrave kapi kohën 24"79 (e katërta). Rigerta Selenica në kërcim së gjati 5.32 metra. Laura Derhemi në kërcim së larti 1.71 metra. Emiliana Caka në hedhje gjyle arriti në 8.84 dhe në hedhje cekici 47.79 metra.
DITA E PARE
Atleti shqiptar Admir Bregu, me 7.56 metra u rendit i pari në garën e kërcimit së gjati në Kupën e Europës, e njohur ndryshe si "Bruno Zauli". Rezultati më i mirë i Bregut është 7.89 metra të vendosur para disa ditësh në Tiranë.
Klodiana Shala, e cila garoi në 400 metra ka dhënë edhe rezultatin e saj më të mirë të vitit 2008, duke fiksuar kohën 54"62 e duke u renditur e katërta.
Të tjerët: Fation Serhati në 100 metra ka arritur kohën 11"33 (-13-ti), në 200 metra regjistroi kohën 23"97. Në 400 metra, Sueld Panahori arriti kohën 49"57 (rezultati i tij më i mirë është 49"47). Aleks Buda në 1500 metra kapin kohën 3'57"96. Në cekic, Ardit Merdanaj arriti rezultatin 57.51 metra ndërsa në gjyle, Merdanaj arriti 11.73 metra.
Për femra, Ana Burda në 100 metra arriti kohën 12"71. Rigerta Selenica në 3-hapësh arriti rezultatin 12.35 metra (e pesta mes 11 konkurrenteve). Në shtizë, Gerta Batusha arriti rezultatin 35.32 metra (e shtata mes 14 konkurrenteve). Selenica në hedhjen e diskut arriti në 22.74 metra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›