E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, skuadra më aktive në merkato

Partizani është skuadra më aktive në merkaton shqiptare. Nënkampionët e Shqipërisë janë të vetmit që kanë konfirmuar numrin më të madh të blerjeve, gjashtë të tilla. Partizani ka nënshkruar me këta lojtarë: Marjus Ngjela, Edi Cajku, Jorgo Cioi, Klejdi Larti, Rajmond Shala e Ylli Shameti.
FLAMURTARI - Shpëtim Mocka, portieri i talentuar vlonjate ka hedhur firmën për Flamurtarin. Para pak ditësh për skuadrën e Slavko Kovacicit nënshkroi edhe Eleandro Pema i ardhur nga Dinamo. Flamurtari ka në gjirin e tij një sërë lojtarësh të rinj e të talentuar si Malaj, Guga, Myrtaj, Banushi, Kuqi, Veliaj, Begaj e Guna.
BYLIS- Renald Bedini firmosi për Bylisin. Te skuadra e Faruk Sejdinit kanë firmosur deri tani: Egbo, Sisoko, Ziambo, Asllani, Kule, Shenaj e Bedini.
DINAMO- Edhe pse ndodhet në ditën e pestë të stërvitjes, Dinamo e Ilir Dajës ende nuk është e kompletuar me lojtarë. Vetëm katër konfirmime, kur kanë mbetur dicka më shumë se 3 jave nga ndeshja e parë në eliminatoret e Ligës së Kampioneve. Ishka, Allmuca e Abraham nuk kanë firmosur akoma për blutë.
LUSHNJA- Emiljano Cela pranoi ofertën e Lushnjës. Mbrojtësi sezonin e fundit luajti për Lacin. Edhe Sekseri është përforcimi i ri i Lushnjës për sezonin e ri.
VlLAZNIA- Fituesit e Kupës së Shqipërisë nuk po arrijnë dot të realizojnë kontratat me lojtarët e rinj. Per kuqeblutë kanë firmosur Amarildo Belisha e Dritan Smajli.
SHKUMBINI- Skuadra peqinase nisi sot fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani. Pas tre javësh në fushën stërvitore të Peqinit, faza përgatitore spostohet në Malin e Zi.
ELBASANI – Portieri 23-vjecar i Milano të Kumanovës, Madjovski, është dhe blerja e re Elbasanit. Sipas presidentit Arben Laze, skuadra do të përforcohet shumë shpejt me disa lojtarë afrikanë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›