E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi: “Do të gjuaj penallti”

Daniele de Rosi, "zotëria" i mesfushës italiane ndjen një trishtim të thellë, pasi e mbylli Europianin me peshën e humbjes së një penalltie në momentin kur duhej të ishte deciziv. Lojtari që kishte shënuar për Italinë kundër Francës në finalen e Kupës së Botës 2006 nga pika e bardhë, kishte humbur një të tillë për Romën kundër Mancesterit në Ligën e Kampioneve. Romanisti nuk shënoi sërish kundër Spanjës (0-0, 2-4 me penallti), ashtu sic bëri më pas edhe Di Natale. De Rosi: "Ndjej një trishtim të madh, për mua ishte një mbrëmje e shëmtuar, edhe pse jam i kënaqur me paraqitjet e mia. U kërkoj shokëve falje, megjithatë nuk tërhiqem nga gjuajtjet e penalltive".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›