Kasijas: “Rikuperuam shokun në Kore”

Portieri i Realit të Madridit, Iker Kasijas, ishte heroi i Spanjës, në kualifikimin historik të vendit të tij në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian 2008. "Ende jam i zhgënjyer nga humbja me Korenë në Botërorin e vitit 2002", - thotë për mediat lojtari më i mirë i takimit Spanjë-Itali, pas kualifikimit. Kasijas përvecse evitoi dy gola të sigurt në portën e tij, priti edhe dy penallti ato të De Rosit e Di Natales. Kazijas i bën komplimente edhe homologut të tij te Italia, Xhanluixhi Bufonit. "Është një portier i madh. Të presësh penalltitë është edhe një cështje fati. Ndeshja ishte shumë e mbyllur, por ishte shumë vapë".