E Shtunë, 31 Tetor 2026

1000 tifozë e mirëpresin Xhakën

Granit Xhaka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ‘jetën e re’. 19 vjeçari e veshi fanellën e Borussia Monchengladbachut për herë të parë të hënën në stërvitje.

Në këtë stërvitje, përpos 7 kamerave, 15 fotografëve dhe 30 gazetarëve, ishin të pranishëm edhe 1 mijë tifozë, të cilët e ndoqën me kujdes stërvitjen e parë, duke u përqendruar posaçërisht te përforcimi i kësaj vere, Xhaka.

“Ndihem mirë, sot filloi gjithçka. Bundesliga dhe Premierliga janë dy ligat më të forta në Evropë. Si tifoz i Bayernit, mezi pres të luaj kundër bavarezëve”, deklaroi përfaqësuesi zviceran për magazinën zvicerane blick.ch. Tifozët e kanë duartrokitur Xhakën.

Babai i tij, Ragipi, thotë se tifozët e Gladbachut do ta shohin qysh tash Granitin e vërtetë.

Futbollisti i ri kosovar ishte transferuar në Monchengladbach nga Baseli. Ai me ekipin gjerman do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi që ky ekip e përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›