Prokuroria e Tiranës paditet në gjykatë 212 herë
Qytetarë, biznesmenë, por edhe ministri, akuzojnë për shkelje. Gjykata pranon një pjesë të padive, duke rrëzuar vendimet e prokurorisë
Laureta Rryçi
Prokuroria e Tiranës është paditur 212 herë në gjykatë. Qytetarë, subjekte private, por edhe vetë ministritë nuk kanë ngurruar të kundërshtojnë vendimet e institucionit të akuzës, duke i cilësuar ato si të padrejta. Për një pjesë prej tyre gjykata ka dhënë vendimin e saj, por ka dhe plot dosje që janë në fazën e gjykimit. Në këto 212 padi prokuroria ka ndryshuar rolet, duke u kthyer në bankën e të akuzuarve. Janë një mijë e një arsye që i detyrojnë qytetarët t’i drejtohen gjykatës, duke treguar kështu se edhe prokuroria nuk vepron gjithmonë pas ligjit.
Paditë
Të pakënaqurit nga vendimet e Prokurorisë së Tiranës e kanë gjetur zgjidhjen për t’i shfuqizuar ato. Duke shfrytëzuar një nga nenet e Kodit të Procedurës Penale, ankuesit i formulojnë paditë me objekt “kundërshtim vendimi i prokurorisë”. Sipas statistikave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, nga janari deri në ditët e para të korrikut janë depozituar 212 padi të kësaj natyre. Qytetarët kanë denoncuar për kontrollet e banesave, vënien e gjobave, pushimin e padive për ata që kanë bërë kallëzime. Ndërsa ata që kanë pasur më shumë dëmtime janë bizneset. Dhjetëra dosje që mund të kenë pasur si dëme miliona dollarë kanë zënë vend nëpër zyrat e gjyqtarëve. Kryesisht bizneset kundërshtojnë vënien e sekuestros, bllokimin e mallit apo edhe pezullimin e aktivitetit qoftë dhe në mënyrë të përkohshme. Ndërkohë, pjesë e kësaj liste janë edhe shumë ministri. Kryesisht dikasteret shtetërore kundërshtojnë pushimin e kallëzimeve që janë bërë nga vetë ato për ish-funksionarë si dhe veprimet të tjera që kanë lidhje me kallëzime të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Gjykata
Në jo pak raste gjyqtarët penalë të Gjykatës së Tiranës janë të mendimit se prokuroria ka shkelur ligjin. Për një pjesë të mirë të këtyre vendimeve, paditë janë pranuar dhe prokuroria ka nisur betejën gjyqësore për të njëjtën çështje në shkallët e tjera të Gjyqësorit. Mirëpo me gjithë vendimet e gjykatës shumë prej qytetarëve shprehen se nuk arrijnë t’i rikuperojnë pasojat, pasi procese të tilla zgjasin pafundësisht shumë në të tria shkallët e Gjyqësorit.
25 Gusht 2008