E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana me oreks, do gol kundër PSV Eindhovenit

Kapiteni i Marsejës, shqiptari Lorik Cana është një siguri më shumë për klubin francez në përballjen kyçe me PSV Eindhoven, takim që do të luhet në Holandë të mërkurën (ora 20:45).

Marseja nuk ka mundur të fitojë asnjë nga dy takimet e mëparshme kundër Liverpulit e Atletikos dhe një rezultat pozitiv në transfertë do t’i jap mundësi klubit francez të luftojë të paktën për vendin e tretë në grup e të marrë pjesë më pas në Kupën UEFA.

Media franceze e shtypit të shkuar dhe ajo në internet i kanë bërë një jehonë influencës së Canës (25 vjeç, 4 ndeshje në Ligën e Kampioneve për këtë sezon, 1 gol kundër Liverpulit), në formacionin e trajnerit Erik Gerets.

Sipas gazetës “La Provance”, Cana pritet të luajë në mesfushë përpara mbrojtjes, duke pasur Sherjunë (në të majtë) dhe Zianin (në të djathtë). Loriku është i freskët fizikisht pasi nuk luajti në ndeshjen e fundit në kampioant kundër Valensien (të fituar 3-1).

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›