E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli: “Po tani, a jam për Kombëtare?!”

Migen Memelli ka shënuar sërish në derbin kundër Dinamos duke treguar se është kthyer në një pikë referimi në fazën ofensive te bardheblute dhe ka arritur shifrën e 6 golave duke udhëhequr i vetëm në listën e golashënuesve në kampionat.

Premtuat gol para ndeshjes me Dinamon dhe mbajtët premtin e tani jeni i vetëm në krye të listës së golashënuesve me 6 golave. S ndihet Memelli për këtë?

Fitorja kundër Dinamos ishte një fitore e të gjithë ekipit dhe goli im erdhi si rrjedhojë e lojës së mirë të gjithë lojtarëve. Për mua nuk ka rëndësi të shpallem golashënuesi më i mirë pasi nuk është qëllimi primar i imi por të shpallemi kampion dhe golat e mi dua të jenë në funksion të këtij objektivi madhor.

Kujt ja dedikove golin kundër Dinamos?

Golin që shënova kundër Dinamos dua tja dedikoj të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë Tiranë të madhe të këtij sezoni. Lojtarët, stafi teknik, donatorëve e pa harruar tifozerinë bardheblu që na ka mbështetur përgjatë 90 minutave. Me të gjithë dua ta ndaj kënaqsinë që më fali goli në derbi.

Në derbi kundër Dinamos derbi u zhvillua edhe mes dy trajnereve Slishkovic-Dalic. Derbi kroat fitohet nga trajneri i Tiranës?

Kjo ndeshje ishte e një rëndësie të veçantë dhe për trajnerin tonë. Të dy trajnerët si Slishkoviç e Daliç ndryshojnë shumë nga njëri tjetri për vizionin e lojës që kanë dhe janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri. Kundër Dinamos kampione në fuqi ishte një fitore dhe e trajnerit tonë. Besoj se frytet e fazës përgatitore dhe të punës që ka bërë Slishkoviç përgjatë kësaj kohe po japin rezultate dhe lojë. Dua të theksoj që Blazhe është një trajner i madh. Di të ndërtojë raportet me futbollistët dhe është shumë i komunikueshëm. Veç kësaj di të bëhet dhe shumë i “keq” kur dikush thyen disiplinën. Një profesionist i vërtetë së bashku me ndihmësin e tij që duhet thënë që punon shumë me të gjithë ne dhe është i palodhshëm. “Baka” është truri i Tiranës ndërsa ndihmësi i tij është një motor i pandalshëm.

Fitore në derbi e tani 5 pikë diferencë ndaj ndjekësve më të afërt Vllasnis. A ka rivalë Tirana në luftën për titull?

Nuk më pëlqen kur e dëgjoj këtë pasi kampionati sapo ka filluar dhe nuk mund të flitet për shkëputje. Duhet pasur parasysh që është vetëm faza e parë dhe do të na duhet të luajmë dhe nga dy herë të tjera me Dinamon e Vllazninë. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë e të mos bëhemi euforik e ti marrim ndeshjet një nga një e të mos lëmë pikë që kundërshtarët të mos kenë mundësi të na afrohen. Gjithmonë flasim me njëri tjetrin në skuadër para ndeshjes dhe kërkojmë të hymë sa më shumë të motivuar e për të mos vënë në diskutim fitoren. Kampionati është i gjatë dhe lufta sapo ka filluar.

Xhafaj shënon kundër Milanit, Memelli në derbi. Si ndihesh në sulm me Danielin?

Mu bë qejfi shumë që Xhafaj shënoi kundër Milanit dhe unë i shërbeva me kokë pas një krosimi të Muzakës. Bashkëpunimi im me Danielin është shumë i mirë dhe kuptohemi mjaft mirë në fushë. Mendoj se Xhafaj është shumë deçiziv për skuadrën dhe i shërben ekipit. Ne luajmë për njëri tjetrin dhe i shërbejmë njëri tjetri dhe nuk do të thotë gjë nëse unë kam shënuar më shumë e Danieli më pak pasi unë kam detyrë nga trajneri të luaj më afër portës.

Pas paraqitjeve të mira me Tiranën dhe 6 gola të shënuar mendoni se duhet t’ju bëhet një ftesë nga kombëtarja?

Unë nuk e di se ku çalon kjo çështje pasi mendoj se meritoj një vënd në kombëtare më shumë se futbollistë të tjerë që nuk luajnë nëpër ekipet e tyre apo janë edhe pse janë të dëmtuar sërish grumbullohen. Unë kam luajtur dhe jashtë vendit me Brann në Norvegji dhe Gais në Suedi dhe jam grumbulluar në zboret që zhvilloheshin gjatë janarit e më pas jam lënë jashtë liste. Dhe me kombëtaren B kam shënuar kur kam luajtur por nuk e di se çduhet bërë më tepër Nëse kombëtarja ka nevojë për mua të më thërrasin nëse jo Unë premtoj që do të jap më të mirën time për ngjyrat e Tiranës ndërsa për kombëtaren nuk vendos unë por tjetërkush.

Burimi: "Sport Ekspres"

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›