E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj, sërish me “dryn në dorë” kundër Ibrahimoviçit

Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, portugezi nga atdheu i Kristiano Ronaldos e trajneri i suedezit Zlatan Ibrahimoviç, harron se te ekipi qipriot portier është shqiptari Arjan Beqaj, ku të paktën Ronaldo e Ibra nuk mundën t’i shënonin gol kur kosovari luajti për fanellën e Shqipërisë në dy barazime pa gola për eliminatoret e Botërorit 2010.

Zlatan do të jetë sërish kundër Beqajt, kësaj radhe në ndeshjen e ditës së tretë të Ligës së Kampioneve në “San Siro” të Milanos, përpara se të përballet sërish pas dy javësh në Qipro. Beqaj, synon të jetë sërish me “dryn në dorë” kundër Ibrahimoviçit, por dhe Adrianos. Arjani ka pësuar vetëm një gol në dy takimet e para kundër gjermanëve të Verderi Bremenit (0-0) në Bremen dhe grekëve të Panathinaikosit (3-1) në Qipro.

E papritura e parë vjen nga Interi. Në portën zikaltër nuk do të jetë titullari brazilian Hulio Sezar. Hoze Murinjo konfirmoi se do të jetë portieri rezervë Francesko Toldo, ai që do të luajë kundër të mërkurën kundër Anorthosis Famagusta, pasi e vlerëson si një ekip të dorës së dytë.

Trajneri i Interit mohoi se vendimi ishte i diktuar nga niveli i ulët kundërshtarit. “Toldo do të luajë në portë nga minuta e parë”, - zbuloi “Special one”. “Nëse askush nuk do të më pyesë mua, se përse Toldo do të luajë, do të thotë se ju e dini tashmë përse: dhe arsyeja është se ai është shumë i mirë”.

Murinjo foli edhe për Hernan Krespon, i cili mund të largohet në janar për shkak të minutave të pakta. “Askush nuk punon më mir se ai”, - deklaroi Murinjo. “Unë mund të them vetëm fjalë të mira për Krespon, pasi ai stërvitet shumë mirë”.

“Problemi im është se kam 29 lojtarë prej të cilëve duhet të zgjedh. Unë kam thënë gjithmonë se unë nuk dëshiroj një skuadët kaq të madhe, por unë duhet të përshtatem pasi që të gjithë janë lojtarë të mëdhenj, por janë shumë gjithashtu, kjo për faktin se dhe unë nuk e pëlqej shumë ndryshimin”.

“Kështu kjo mënyrë drejtimi nuk jep hapësirë për të gjithë. Sot është Krespo, nesër mund të jetë dikush tjetër. Dhe më vonë një tjetër”. – përfundoi Murinjo.

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›