E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet konkursi për “Çmimin e Varfërisë në Gazetari 2010”

Prishtinë, 2 shtator  - Me rastin e shënimit të Ditës botërore të lirisë së shtypit në vitin 2010, Ekipi i OKB-së në Kosovë (UNKT) shpall konkursin gazetaresk për raportimin më të mirë në Kosovë në lidhje me varfërinë.
çmimi i Varfërisë në Gazetari i UNKT-së u ndahet gazetarëve puna e të cilëve ka kontribuar në masë të konsiderueshme në kuptimin e gjendjes së varfërisë në Kosovë dhe ka ndikuar në ndërmarrjen e veprimeve nga vendimmarrësit në lidhje me krijimin e politikave dhe në opinionin publik.
Këtë vit UNKT-ja mbështet konkursin e gazetarisë dhe për këtë qëllim do të ndajë 6 çmime në vlerë prej nga 1000 euro, për secilën nga kategoritë e mëposhtme:
Kronika/reportazhi më i mirë televiziv
Kronika/reportazhi më i mirë radiofonik
Shkrimi/reportazhi më i mirë i shkruar (përfshirë ato të botuara në internet)
Fotografinë më të mirë (përfshirë ato të botuara në mediat e shkruara dhe internet)

Për të marrë pjesë në konkurs, gazetarët duhet të shkruajnë një artikull, të përgatisin një TV ose radio kronikë/reportazh, apo të prezantojnë ndonjë fotografi në ndonjërën nga këto tre fusha: Varfëria dhe të rinjtë;  Varfëria tek të zhvendosurit dhe tek të kthyerit; Varfëria dhe shëndeti i gruas;
6 çmimet për mbulimin më të mirë gazetaresk të varfërisë do të ndahen si vijon:
Tre çmime, secili në shumën 1 000 euro, do të jepen për kronikën/reportazhin më të mirë televiziv, një çmim do të jepet për kronikën/reportazhin më të mirë televizive mbi Varfërinë dhe të rinjtë, një çmim do të jepet për reportazhin/lajmin më të mirë televiziv mbi temën Varfërinë dhe të zhvendosurit apo të kthyerit, një çmim do të jepet për reportazhin/lajmin më të mirë televiziv mbi Varfërinë dhe Shëndetin e Grave, një çmim prej 1 000 eurosh do të jepet për kronikën/reportazhin më të mirë radiofonik. Gazetarët që do të aplikojnë në fushën e radios ftohen që të përzgjedhin një nga tre temat e përshkruara më sipër.
Po kështu, një çmim prej 1 000 eurosh do të jepet për artikullin më të mirë të shkruar, përfshirë dhe shërmbimet online. Gazetarët që do të aplikojnë në këtë fushë ftohen që të përzgjedhin një nga tre temat e përshkruara më sipër, një çmim prej 1 000 eurosh do të jepet për fotografinë më të mirë. Foto-reporterët apo gazetarët që do të aplikojnë në këtë fushë ftohen që të përzgjedhin një nga tre temat e përshkruara më sipër.
 
Ky konkurs është i hapur për të gjithë gazetarët nga mediat kosovare, të cilat mbulojnë komunitetet pakicë dhe ato shumicë.Për të marrë pjesë në këtë konkurs, punimet e gazetarëve duhet të jenë botuar/transmetuar në periudhën prej 15 tetor 2009 deri më 17 shator 2010. Shkrimet dhe programet mund të jenë në të gjitha gjuhët që fliten në Kosovë, përfshi gjuhën angleze.
Gazetarët mund të paraqesin deri në pesë artikuj ose programe të cilat botohen ose transmetohen në formë të serisë. Artikujt ose programet duhet të paraqiten së bashku me formularin për regjistrim, në mënyrë të qartë duke specifikuar kategorinë mediave dhe fushën tematike në të cilën konkurroni (njëra nga tre fushat e lartpërmendura). Formulari për regjistrim është bashkëngjitur në faqen e fundit të këtij dokumenti.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin nga një kopje të punimit të tyre, në të cilën janë të shënuara data e botimit/transmetimit, emri i gazetës ose adresa e faqes së internetit ku është botuar, ose media në të cilën është transmetuar ai punim. Programet radiotelevizive duhet të kenë të bashkëngjitur edhe transkriptin përkatës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›