Anelka drejt SHBA-së

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 14:33
Sulmuesi i Chelseas Nicolas Anelka do të përfundojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht përcillet nga klubet e Major League Soccer, NY Red Bulls dhe LA Galaxy, kanë njoftuar mediet angleze të shtunën.
32 vjeçari francez i cili bëri emër në Arsenal si i ri para transferimit në Real Madrid më 1999, tani pritet të largohet nga Chelsea në përfundim të këtij sezoni.
Ai është në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge dhe duket se ka vendosur të shijojë ligën MLS para se të pensionohet nga futbolli.