Benitez shpreson rikthimin në Premierligë

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 15:15
Rafael Benitez ka bërë të ditur se mori oferta nga Anglia dhe shpreson për rikthimin e tij në Premierligë.
Ish menaxheri i Liverpoolit është i papunë prej shkarkimit nga Inter vitin e kaluar. Por, spanjolli është ende i dashuruar në futbollin anglez.
“Kam marr oferta nga Spanja dhe Anglia si dhe skuadra tjera por gjithmonë kam thënë se prioriteti im është Premierliga. Ka disa arsye, respekti, mënyra e punës dhe rehatia e familjes time në Angli” tha Benitez për uebfaqen e tij të re, rafabenitez.com.