Ferdinand ka të ardhme në Man Utd

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 16:30
Menaxheri i Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson nuk ka dyshime rreth aftësisë së Rio Ferdinandit të vazhdon të luan rol të rëndësishëm për ekipin.
Qendërmbrojtësi 32 vjeç ka dështuar të mban formën e mirë fizike për tri sezonet e fundit dhe bëri 72 paraqitje nga 161 të mundshmet. Klubi së fundmi ka transferuar qendërmbrojtësin Phil Jones ndërsa kanë depërtuar edhe Chris Smalling dhe Jonny Evans.
Megjithatë, Ferguson i beson ende Ferdinandit. “Rio ka pasur probleme me lëndime por përvoja e tij është shumë e rëndësishme për ekipin” tha Ferguson.