Arsenali rrezikon largime tjera

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 17:16
Arsene Wenger ka pranuar se Arsenali do të përballet me rreziqe të reja rreth humbjes së futbollistëve të tjerë të rëndësishëm në fund të këtij sezoni.
Robin van Persie, Theo Walcott, Thomas Vermaelen dhe Andrey Arshavin do të kenë të gjithë vetëm edhe një vit në kontratat e tyre në fund të këtij edicioni.
“Dëshira jonë është t’i bindim ata të mbeten. Jemi munduar më herët, por dallimi financiar është bërë edhe më i madh për ne”, tha Wenger.
Gjiganti londinez para këtij sezoni e shiti kapitenin Cesc Fabregas dhe mesfushorin Samir Nasri.