E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero adhuron Owenin

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 17:57

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka bërë të ditur admirimin e tij për Michael Owenin, edhe pse ky i fundit luan për rivalin e qytetit Manchester United.

“Para ardhjes në Premierligë kam përcjell ndeshjet e tij në televizion. E preferoja para La Ligas dhe Serisë A. E adhuroja Michael Owenin. Gjithmonë e përcillja atë në Liverpool. Kjo ishte arsyeja pse fillova të shikoj Premierligën”, tha Aguero për Manchester Evening News.

Aguero ka startuar furishëm në Premierligë duke shënuar tetë gola në pesë ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›