Anelka, drejt largimit nga Chelsean

Nicolas Anelka mund të largohet nga Chelsea. E përditshmja franceze "Le Parisien" shkruan se aventura e sulmuesit francez te klubi londinez ka marrë fund.
Edhe pse ka kontratë me "Blues" deri në qershor të vitit të ardhshëm, ish përfaqësuesi francez mund ta pranojë njërën nga ofertat që ka nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të mund të luante në vazhdimësi.
Te Chelsea, Anelka nuk do të kishte një vend të sigurt titullari, ngase trajneri Andre Villas-Boas është në kërkim të një sulmuesi tjetër me Falcaon favorit për t`u transferuar në Stamford Bridge.