E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça, 40 milionë euro për Fabregasin

Zyrtarët e klubit katalanas, Barcelona kërkojnë me çdo kusht mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas në skuadrën e tyre. Nisur nga kjo dëshirë, zyrtarët e klubit katalanas, janë të gatshëm të rrisin ofertën për blerjen e tij. Katalanasit do të paraqesin ofertën e tyre të fundit prej 40 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll. Kjo shumë është çmimi minimal i vënë nga drejtuesit londinezë për futbollistin e tyre.

Pas blerjes së Alexis Sanchez nga ana e Barcelonës për 43 milionë euro, Arsenali tashmë ka arsye për të kërkuar shuma të mëdha për futbollistin më të mirë të ekipit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›