Martin Biba, presidenti i ri i FSHM

Është zhvilluar sot Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Mundjes, nën kujdesin e “Fila”. Martin Biba, është zgjedhur presidenti i ri i federatës shqitpare të mundjes.
Biba ishte i vetmi kandidat në garë, për kreun e FSHM. Në garën për presidentin morrën pjesë 15 skuadra, ku 13 prej tyre votuan pro Martin Bibës.
Kështu Federata Shqiptare e mundjes arrin unifikimin duke qenë një e vetme.