Anelka humb ndeshjen e parë si futbollist-trajner

Nicolas Anelka humbi ndeshjen e tij të parë si futbollist-trajner i skuadrës nga Superliga kineze, Shanghai Shenhua pas emërimit të tij në detyrë të enjten.
Ish sulmuesi i Chelseas, i cili iu bashkua Shenhuas në janar, përcolli skuadrën e tij duke humbur 1-0 në shtëpi nga Tianjin Teda.
Pas përfundimit të takimit, Shenhua u vërshëllye nga tifozët e saj dhe mbetet në pesë pozitat e fundit në tabelë pas katër humbjeve nga gjashtë ndeshjet e para. Anelka pritet të udhëheq ekipin deri në fund të sezonit pas zëvendësimit të Jean Tiganas.