Puyol vazhdon me Barcelonën

E vesh fanellën e Barcelonës prej kur ishte 17 vjeç, Carlos Puyol, edhe pas 15 sezonesh me gjigantin katalan vazhdon të dëshmohet si njëri prej futbollistëve kryesorë në ekipin e Pep Guardiolës.
Për këtë arsye, sipas të përditshmes katalane, El Mundo Depirtivo, gjiganti katalan planifikon t’i ofrojë mundësinë e vazhdimit të kontratës.
Pavarësisht moshës 34 vjeç, Barcelona i beson Puyolit dhe synon të vazhdojë marrëveshjen aktuale që vlen deri në qershor të vitit 2013.