E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool, finalist në FA Cup

Liverpool u rikthye nga disavantazhin për të mposhtur rivalin lokal Evertonin 2-1 në Wembley në gjysmëfinalen e FA Cup dhe siguroi rikthimin në po të njëjtin stadium për finalen e muajit të ardhshëm.

Një gabim në mbrojtje nga Jamie Carragher i mundësoi Nikica Jelavicit të kalojë Evertonin në epërsi në pjesën e parë por pas fillimit të asaj të dytës, gaboi Sylvian Distin dhe i mundësoi Luis Suarezit të barazojë rezultatin.

Në fund, hero i Liverpoolit u bë sulmuesi Andy Carroll – i cili më herët kishte humbur disa raste të shkëlqyeshme – pasi realizoi golin e fitores tre minuta para fundit dhe dërgoi Liverpoolin në finalen e kupës së dytë të sezonit.

Liverpool tashmë ka triumfuar në Carling Cup kurse pas tri javësh për trofeun e FA Cup do të luftojë me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Tottenham-Chelsea që takohen sot. Pavarësisht rrugëtimit të mbarë në garat e kupave, Liverpool ka dëshpëruar në Premierligë ku gjendet në pozitën e tetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›