E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, pas Bale dhe Van Persie

Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, mesfushori i Tottenhamit, Gareth Bale dhe sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie janë objektivat kryesorë të Barcelonës për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Për yllin uellsian, Tottenham kërkon së paku 36 milionë euro. Ai konsiderohet si pasardhës ideal për Eric Abidalin. Kurse Van Persie, i cili ka shpërthyer me Arsenalin gjatë këtij sezoni, besohet se vlen rreth 50 milionë euro.

Holandezi ishte kërkuar nga gjiganti katalan edhe vitin e kaluar kur klubi transferoi nga Arsenali, mesfushorin Cesc Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›