Anelka mbetet në Chelsea

Nicolas Anelka është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare, që do ta mbante atë në Chelsea deri më 2013, ka shkruar e përditshmja angleze Daily Star.
E ardhmja e sulmuesit francez në Stamford Bridge ishte vënë në dyshim kur bisedimet për vazhdimin e kontratës ishin shtyrë, pas synimit të klubit të zbresë faturën e pagave në ekip. 31 vjeçari thuhej se kishte kërkuar rritje prej 40 mijë funta në pagën aktuale prej 80 mijë funta në javë. Anelka u transferua në Chelsea nga Bolton më 2008.