Itali, Inter fiton trofeun e Kupës

Inter feston trofeun e pare sezonal, pas triumfit ne finalen e Kupes se Italise. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mundi 1-0 ne “Olimpiko” Romen fale golit te shenuar nga Diego Milito ne limitet e pjeses se pare. Deshira e madhe per te mundur zikalterit por edhe tensioni i akumuluar gjate javes nuk lejoi Romen te dilte ne lojen e saj.
Inter do te përfitonte nga nje vendosje e gabuar e mbrojtjes romane per te shenuar golin e fitores me Milito ne minuten e 44-rt. Ky gol do te mbetej ne fuqi deri ne fundin e takimit qe do te shoqerohej me shume tension ne fushen e lojes, aq sa Toti do te ndëshkohej me karton te kuq pas nje ndërhyrje te gabuar ne dem te Balotelit. Suksesi kunder rivaleve kryesor te këtij sezoni ka ndezur festen e zikalterve qe kane ngritur trofeun e pare.
Ashtu si ne rastin e kualifikimit petr ne finalen e Liges se Kampioneve, Jose Mourinho dhe futbollistet e tij jane pritur si heronj ne aeroportin “Malpenza” te Milanos.
Qindra tifoze kane pritur me thirrje dhe kenge skuadren zikalter, e cila eshte ne loje per te fituar edhe dy tituj ne kete sezon, ate kampion ne Itali dhe Ligen e Kampioneve. Po ashtu tifozet zikalter zbriten ne rruget e Milanos, duke festuar deri ne oret e para te mëngjesit fitimin e Kupes se Italise, qe eshte dhe suksesi i pare ne kete sezon per skuadren e drejtuar nga Jose Mourinho.
Nertan Prifti
< I mëparshmi