E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargas përfundon sezonin

Fiorentina është goditur nga lajmi se Juan Manuel Vargas do të mungojë në dy ndeshjet e mbetura të sezonit, për shkak të lëndimit. Reprezentuesi peruan ka zgjatur ligamentet e gjurit gjatë një seance stërvitore dhe do të qëndrojë jashtë fushës për dy ose tri javë.

E ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë, pasi Fiorentina synon të shesë dy-tre yje të ekipit në afatin kalimtar të verës. 26 vjeçari është njëri prej futbollistëve kryesorë të Fiorentinës, ndërsa kërkohet nga Real Madrid, Juventus dhe Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›