E Diel, 1 Nëntor 2026

Anemia e larte, nga janari, buka me vitamina Sonila Isaku

Nje shqiptar konsumon cdo dite rreth 360 grame miell gruri ne dite, por fatkeqesisht, mielli qe konsumojme edhe pse i ngjyrave te ndryshme, i ka humbur vlerat ushqyese dhe vitaminat ne masen 80 per qind. Problemin e ngrene ekspertet e huaj, te cilet kane bere studimin e cilesise se miellit te grurit ne vendin tone, duke theksuar se mungesa e vitaminave ne miell ndikon drejtperdrejt ne shendetin e popullates. Duke pare keto probleme, por edhe rritjen e numrit te personave te cilet vuajne nga anemia, deri ne 30 per qind te banoreve ne vend, ku pjesen me derrmuese e kane femrat, jane marre nje sere masash. Me kryesorja ka te beje, se duke filluar nga muaji janar, fabrikat e miellit do te hedhin ne treg vetem miell, te cilit do t'i shtojne acid folik, zink dhe vitamine B6 dhe B12. Autoriteti i Kontrollit te Ushqimit do te fokusoje kontrollet e tij ne 20 fabrikat e medha ne vend, qe mbulojne rreth 60 % te tregut, por dhe ne fabrika me kapacitet me te vogel. "Jane tre lloj analizash te ndryshme, te cilat mund te verifikojne nese eshte bere fortifikimi i miellit. Nje realizohet ne kufi, me ane te nje testi acid qe verteton nese mielli eshte fortifikuar. Niveli i fortifikimit, ne baze te kerkesave qe do te kete ligji, do te kryhet neper laboratoret rajonale ose laboratorin qendror. Ne Shqiperi mielli pergatitet per buke qe nga fabrikat. Te gjithe elementet qe mielli permban, i shtohen qe ne momentin e perpunimit, ne fabrikat e blojes", thote Rezart Kthupi, nga AKU. Nderkohe ekspertet e UNICEF-it ne vendin tone tregojne edhe menyren se si humbasin vitaminat. "Me zhvillimin e teknologjise se bluarjes se miellit kane filluar te shfaqen probleme dhe sidomos, anemia. Kjo per arsye se procesi i bluarjes se miellit humbet rreth 80 per qind te vitaminave qe ka. Grurit i eliminojne levoren, e cila eshte e pasur me vitamine B dhe D dhe ne kete menyre, mielli ne vendin tone humbet vlerat ushqyese. Te ndodhur ne keto kushte, ekspertet rekomandojne hartimin e nje projektligji qe mielli te jete i monitoruar dhe te shtohen perberesit qe humbasin gjate bluarjes apo sic e quajne ekspertet, te behet fortifikimi i miellit". Pasurimi i miellit me vitamina eshte nje kerkese e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH-se me qellim uljen e shifrave te anemise, pasi rreth 30 % e popullsise rezultojne anemike per shkak te kequshqyerjes. Nga ana tjeter, sipas perllogaritjeve te bera nga ekspertet, 20 milione dollare i kushton Shqiperise trajtimi i anemise nga mungesa e hekurit. Ndersa pasurimi i miellit me keto mikro-substanca, per ta parandaluar anemine, kushton nje milion dollare ne vit.

30 per qind e popullsise ne vend, ka probleme te anemise

19 per qind e femrave, rezultojne te jene anemike

5 per qind e meshkujve, preken nga anemia.

16 per qind e femrave, kane anemi te lehte

3 per qind, kane anemi te mesme.

23 % jane te prekura femrat e moshes 40-49 vjec

18 % jane te prekura femrat e moshes 15-19 vjec

11 per qind e femijeve qe jane lehtesisht anemike

6 per qind qe jane mesatarisht anemike

"Ne studimin e bere jane perfshire edhe femijet nga 6 deri ne 59 muaj. Te dhenat tregojne se 11 per qind e femijeve, qe jane lehtesisht anemike dhe 6 per qind qe jane mesatarisht anemike. Semundja rritet paksa nga mosha 6-8 muaj ne moshen 12-17 muaj dhe bie ndjeshem mes femijeve me te rritur. Prevalenca e anemise varion lehte ne varesi te seksit te femijes"

"Ajo qe duhet theksuar eshte se anemia mund te zbulohet me nje analize te thjeshte te gjakut, nuk mund te percaktohet gojarisht. Menjehere pas kesaj, duhet te merret per dy muaj hekur dhe pas perdorimit te preparatit, hemoglobina do te veje ne gjendjen normale, por per te mbushur edhe depot e hekurit ne trup, duhet nje kohe prej 6 muajsh. Te grate shtatzena dhe ato qe japin gji, duhet dhene hekur shtese"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›