"Beqaret", komedia qe bashkoi pas 28 vjetesh, Lacon dhe Kamen
Premiera e komedise "Beqaret", shkruar nga Teodor Laco dhe vene ne skene nga regjisori Gezim Kame, u shfaq te dielen ne mbremje nga trupa e teatrit "Andon Zako Cajupi", ne qytetin e Korces. Dramaturgu Teodor Laco, ashtu si dhe ne disa komedi te tjera te tij, si "Shi ne plazh", "Nje nuse per Stasin", edhe te "Beqaret", ka vene ne shenjester nepermjet humorit te tij te holle, beqarine, besnikerine absurde ndaj nje dashurie te humbur e nenvleftesimin e vetvetes, qe vihet re edhe te personazhet kryesore te kesaj komedie. Ne rolet kryesore interpretojne Ligoraq Riza, Marko Bitraku, Natasha Andoni, Zamira Kita, Andrea Pepi dhe Mirjana (Deti) Laco, e cila eshte rikthyer perseri bashke me autorin mes kolegeve te saj te Korces. Teodor Laco eshte nje nga dramaturget me ne ze te skenes shqiptare, edhe pse numrin me te madh te venies ne skene te pjeseve te tij teatrale e ka pasur me teatrin "Bylis" te Fierit, ku ka punuar per mjaft vjet si libretist i tij. "Korca ka nxjerre trupen me te mire te aktoreve ne vendin tone, krahasuar edhe me ate te Teatrit Kombetar. Ketu punuan e bene veper disa nga regjisoret me te mire te teatrit shqiptar, por edhe per faktin se aktoret e Korces paten nje angazhim te madh e kontribut te dukshem ne film, aq sa me te drejte shpesh spektatori e cilesonte Kinostudion 'Shqiperia e re', 'Korca- Film'", u shpreh Laco. Ndersa per regjisorin e kesaj komedie, Gezim Kame, bashkepunimi me Lacon, eshte i dyti pas 28 vjetesh, kur ata vune ne skene komedine "Shi ne Plazh", duke shpresuar te njejtin sukses per "Beqaret". Nje mjek gjinekolog e nje profesor letersie, te cilet pas zhgenjimeve me "dashurine e pare", nuk duan qe te martohen, edhe pse kane shume raste dhe vetem kur "fati" i merr per dore dhe i con per pushime ne nje ishull te Greqise, futen ne nje aventure te pazakonte, ku gjejne veten dhe te dashurat e zemres. Ketu e ve theksin social edhe regjisori Kame, duke percjelle te te rinjte mesazhin se martesa, si nje nga ngjarjet me te rendesishme ne jeten e njeriut, duhet te ndodhe me shume si nje veprim i duhur logjik e natyral, se sa si pasoje e nje dashurie te aluduar. Fundi i komedise eshte i lumtur, vjen permes situatash mjaft komike, me nje loje realiste e plot nur komik nga stafi i aktoreve, duke e bere spektatorin te qeshe me ciftet e reja, qe dashuria i ben si "femije", edhe pse jane beqare te vonuar. Komedia "Beqaret" do te shfaqet ne sallen e teatrit te bashkise ne ditet ne vazhdim dhe do te gjalleroje me shume edhe atmosferen e festave te fundvitit.