E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmi per Priftin, biznesmeni: Me kerkoi peshqesh Klodiana Kotorri

"Dritan Prifti me ka kerkuar 'peshqeshe'". Keshtu ka deklaruar njeri prej kater deshmitareve qe jane paraqitur diten e djeshme, ne Gjykaten e Larte, lidhur me procesin gjyqesor ndaj Ilir Metes. Fatmir Merkaj, biznesmeni qe deshmoi ne Gjykaten e Larte lidhur me ceshtjen Meta-Prifti, tha se ishte takuar me ish-ministrin e Ekonomise, Dritan Prifti, per koncesionet e hidrocentralit te Shushices dhe se Prifti i kishte kerkuar atij "peshqeshe". Sipas Merkajt, ish-ministri Dritan Prifti i kishte kerkuar qe t'i bente "peshqesh" nese deshironte te merrte koncesionin e hidrocentralit te Shushices. Pas seances, perfaqesuesi i LSI-se, Spartak Braho, tha per mediat se ne kete seance u pa qarte se Prifti ngelet ne rolin e mashtruesit, se jo vetem ka marre dhurata, por edhe ka dhene. Deshmia e Merkajt ishte pjese e 4 deshmive te tjera qe u dhane ne Gjykaten e Larte, lidhur me procesin gjyqesor ndaj Ilir Metes. Fatmir Merkaj, Agim Rrapaj, Erdit Rrapaj dhe Rezart Taci, kane dhene deshmite e tyre lidhur me tenderet dhe ankandet e shumeperfolura ne kete proces. "Me vone, me shqetesimin per humbjet dhe demet prej 700 mije eurosh qe ne si biznes po pesonim nga vonimi i procedurave te ankandit, ia kemi dorezuar Ministrise se Ekonomise dhe ne dijeni, per kete shume, ishin te gjithe institucionet dhe personat me te cilet ne kemi folur", deklaroi Rapaj. Deshmitari i katert Rezart Taci mohoi dijenine e marreveshjes se arritur nga ARMO me Albpetrol-in dhe kompanine "Tea Construction", te arritur me 10 shkurt te 2010-es, vetem dy jave para zhvillimit te ankandit. Ne seancen e radhes, me 12 Dhjetor, ne oren 10.00, do te pyeten edhe 6 deshmitare te tjere. Nderkohe qe rreth nje muaj me pare, video-pergjimi Meta-Prifti eshte cilesuar jo origjinal nga tre ekspertet shqiptare. Ekspertet Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani, thane ne Gjykaten e Larte se ne oren e dorezuar nuk kane gjetur asnje gjurme te video-pergjimit origjinal. Tre specialistet theksuan se mundesia per nderhyrje ne videon e bisedes eshte e madhe. Materiali, sipas tyre, ka shume zhurma dhe ne disa pjese fjalet nuk kuptohen. Niveli i zerit eshte nen standardin normal, pra eshte i paqarte. Sipas tyre, ekziston mundesia e nderhyrjes ne bisede, pasi hapesirat teknike per nje veprim te tille jane te medha. Ekspertet nenvizuan edhe faktin se ora dhe data e xhirimit nuk kuptohen, pasi nuk kane perputhshmeri, per pasoje, nuk mund te thuhet nese eshte ora, ajo qe eshte perdorur per kete regjistrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›