E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: Termi "kombesi", i papajtueshem me Kushtetuten

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dje te plote vendimin per rrezimin e dy neneve te ligjit per "Gjendjen Civile", si te papajtueshem me Kushtetuten termin "kombesi". Vendimi i marre ne mes te muajit shtator eshte zbardhur dje duke dhene perfundimisht arsyet juridike te vendimit te marre. Duke e cilesuar kete term si antiligjor, Kushtetuesja kerkoi me vendim, shpalljen si te papajtueshem te termit "kombesi". Ne kete menyre, gjyqtaret pranuan kerkesat e bera nga gjykatat e rretheve Sarande, Shkoder dhe Permet, te cilat kerkuan kohe me pare, prej anetareve te Gjykates Kushtetuese shpalljen si te papajtueshem te dy neneve me Kushtetuten e vendit. Me konkretisht, gjyqtaret rrezuan termin "kombesi" ne nenin 6/1 te ligjit, i cili thote se "Perberesit e gjendjes civile jane: emri e mbiemri, numri i identitetit, datelindja, vendlindja, gjinia, shtetesia, raportet e atesise e amesise, gjendja civile, kombesia, vdekja, shpallja i/e zhdukur, vendbanimi, vendqendrimi dhe fakte te tjera, te parashikuara me ligj". Po keshtu, ata hodhen poshte si te papajtueshem me Kushtetuten kete term edhe ne nenin 8, ku thuhet se lindja, gjinia, emri e mbiemri, raportet e atesise, amesise, kombesia dhe shtetesia njihen e mund te hiqen, te shuhen, te ndryshojne ose t'u kalojne te tjereve, vetem ne rastet e ne menyren e percaktuar shprehimisht ne kete ligj apo ne cdo ligj tjeter te vecante. Ne vendimin e zbardhur saktesohet qarte se Kushtetuta shqiptare nuk ka nje perkufizim te qarte lidhur me termin "kombesi" apo termin "pakice kombetare", edhe pse keto terma jane te perfshira ne dispozita kushtetuese. Gjykata veren gjithashtu, edhe mungesen e akteve te tjera ligjore apo nenligjore qe permbajne rregullime ne lidhje me termat "kombesi", "pakice etnike" apo "pakice kombetare" dhe se per here te pare termi "kombesi" permendet ne ligjin nr. 8950, 10.10.2002 "Per gjendjen civile", i shfuqizuar, por pa u perkufizuar si term. Ne vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se termi "kombesi" ne ligjin per gjendjen civile eshte i pajtueshem, pasi bie ne kundershtim me nenet 20 dhe 35 te Kushtetutes. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese vlereson se termi per "kombesine" cenon parimin e sigurise juridike, sepse nuk mbron te dhenat personale. Gjykata vlereson se termi "kombesi", i percaktuar ne nenin 6/1 dhe 8 dhe se termi "kombesine eshte ne perputhje me kombesine e prinderve", i percaktuar ne nenin 42/2, germa "e", dhe neni 58 i ligjit per Gjendjen Civile. Vendimi i marre nga Kushtetuesja eshte i formes se prere dhe hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›