Kadilli: Sistemi zgjedhor, vetem ndryshime te karakterit teknik Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike Fatbardh Kadilli, gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Ai vlereson deklaratat e eurodeputeteve, per integrimin e Shqiperise ne BE, duke theksuar se jane lajme mjaft optimiste. Ne lidhje me sistemi zgjedhor, ai shprehet se ka nevoje per disa ndryshime, por te karakterit teknik. Duke u ndalur tek marredheniet mes mazhorances dhe Presidentit Topi dhe idene e ketij te fundit per krijimin e nje partie te re, deputeti i PD-se shprehet se, per menyren sesi Topi ben politike nuk beson se do te arrije te krijoje nje parti politike, pasi, ai nuk eshte nga ata politikane qe e fillon nga zeroja.
Kompromisi i arritur mes PD-se dhe PS-se duket se po i hap nje drite jeshile integrimit te Shqiperise drejt BE-se. Eurodeputetet jane shprehur se 2012-ta mund te jete viti i integrimit te Shqiperise ne BE. Cfare duhet te beje klasa politike shqiptare per te mos jua djegur me kete shans shqiptareve?
Lajmet e diteve te fundit nga Brukseli, shtojne optimizmin te qytetaret shqiptare per kete klime te re politike qe po perjetojme dhe per rezultatin qe kjo pritet te sjelle. Sot, jemi thjesht ne fazen e optimizmit dhe kemi dhene vetem disa prova te para te bashkepunimit konstruktiv. Rezultatet konkrete kerkojne kohe, por ato do te jene te mundura vetem nese punohet me vullnet te mire dhe me durim. Nga deklarimet e zyrtareve te BE-se, me inspiruese eshte permendja e celjes se negociatave si nje arritje e mundshme brenda vitit 2012. Me vendet fqinje ka ndodhur qe marrja e statusit nuk eshte shoqeruar me nisje te menjehershme te negociatave. Ky deklarim me perforcon bindjen se, e para, kemi humbur dy vjet te cmuara dhe e dyta, mosmarrja e statusit ne keto dy vjet, me shume se sa me reformat vete, ka qene e lidhur me klimen politike. Menjehere sa politika u zhbllokua, menjehere sapo opozita hoqi dore nga strategjia bllokuese dhe bashkerisht iu futem punes, Shqiperia merr nje sinjal nxites edhe me te avancuar se pritshmerine me optimiste - jo vetem marrjen e statusit, por mundesisht dhe me celjen e negociatave brenda vitit qe vjen. Tani klasa politike duhet te tregoje seriozitet. I takon kryesisht opozites, e cila ka qene penguese deri tani, te clirohet nga komplekset. Personalisht, kam ende dyshime nese opozita do ta shtrije dhe konkretizoje bashkepunimin pertej dy reformave per te cilat puna tashme ka filluar. Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare, si dhe zgjedhja e Avokatit te Popullit jane nje fillim i mbare, por jo gjithcka. Kemi shume reforma te tjera, si ajo per drejtesine, per sherbimin publik, reduktimin e imuniteteve, Gjykaten Administrative, Kodin Penal, etj; per te cilat nuk po flitet ende. Dyshimet e mia per vullnetin e opozites, per t'i cuar gjerat deri ne fund, lidhet me kulturen tone politike. Vecanerisht tek e majta, shpesh, ka zoteruar bindja se fitoret e rendesishme ne marredheniet nderkombetare dhe detyrimet tona nderkombetare jane fitore vetem te mazhorances. Kujtoj ketu, qendrimin ne kohen e anetaresimit ne Keshillin e Evropes dikur apo, edhe ate gjate procesit te liberalizimit te vizave, se fundi. Keto jane pare si fitore te mazhorances dhe opozita i perjeton si humbje. Mazhoranca, sigurisht, sic ka pergjegjesite me te medha, merr edhe nje merite me te madhe, por opozita ka pjesen e vete te rendesishme merites ne cdo sukses qe lidhet me marredheniet dhe detyrimet e Shqiperise ndaj partnereve nderkombetare. Kemi rreth 20 vjet qe perpiqemi te integrohemi ne BE dhe kjo eshte bere me kontributet e te dyja paleve. Historia e politikes na jep shume shembuj per qeveri qe kane lene pushtetin menjehere pas suksesesh te medha ne arenen dhe ne angazhimet e tyre nderkombetare. Cercilli fitoi luften, por, pas nje muaji, nuk fitoi dot zgjedhjet. Bushi rreshtoi gjithe fuqite rivale pas flamurit te OKB-se ne luften e pare te Irakut, por nuk fitoi dot perballe "te panjohurit" Klinton. Njerezit votojne, ne radhe te pare, duke u nisur nga menyra se si qeveriset, se si administrohen parate e taksave te tyre, se si administrohet besimi i votes se tyre, njerezit votojne me syte nga e ardhmja. Ndaj, ajo qe i takon me teper opozites eshte te c'kompleksohet nga ky paragjykimi provincial se marrja e statusit dhe celja e negociatave, do te jete nje fitore vetem e mazhorances. Ajo do te jete nje fitore e te gjitheve, ndaj klasa politike duhet te tregoje seriozitet, thjesht seriozitet.
Ka nisur puna per reformen zgjedhore. Deri tani duket se gjithcka po shkon mire mes mazhorances dhe opozites, ku duket se do te punojne mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, te cilat do te implementohen ne kod. Por, jane ngritur partite e vogla, te cilat kerkojne ndryshim te kodit, korrektim kombetar dhe heqjen e pragut elektoral. Propozim ky qe vjen nga forca politike, te cilat realisht, nuk kane ndonje peshe te madhe elektorale. Sa te mirepritura jane keto kerkesa nga mazhoranca?
Qe nga maji i vitit 2002, kur eshte bere marreveshje politike, marreveshje e firmosur nga Nano, kryetar i PS-se ne ate kohe dhe Berisha me ndermjetesine e ish-ambasadorit te OSCE-se, Gert Arens, reforma zgjedhore eshte kryer nepermjet nje komisioni qe punon mbi bazen e konsensusit mes mazhorances dhe opozites. Te gjitha ndryshimet, qe nga ajo kohe, jane bere mbi kete rregull dhe partite e medha kane pasur veton. Palet jane te detyruara, quajeni edhe te denuara, te merren vesh. Edhe komisioni i sotem eshte ngritur dhe funksionon mbi kete parim garanti. Partite e medha kane te drejten e vetos, sepse perfaqesojne votat e me shume se 80% te shqiptareve. Ato jane pergjegjese per sistemin dhe strukturen e administrimit te zgjedhjeve. Kjo nuk do te thote qe propozimet nga partite e vogla te paragjykohen. Por, partite e vogla, te cilat nuk jane njesoj te vogla, kane strategjite e tyre elektorale dhe nga ky pozicion, e gjykojne edhe sistemin qe kemi. Qendrimi i tyre nuk eshte identik, pasi ka parti qe jane ne gjendje te sfidojne edhe te vetme, ka parti qe maksimizojne rezultatin vetem nepermjet koalicioneve, sic ka edhe parti qe brenda koalicioneve kane vetem kontribut minor, por gjithsesi te rendesishem. Te gjykosh sistemin zgjedhor sipas strategjive eshte legjitime, si per partite e vogla, ashtu edhe per ato te medha. Une e shoh me shqetesim kerkesen per te ndryshuar sistemin, sepse, per momentin, ai nuk na pershtatet. Cilido qofte sistemi, ai nuk mund te jete gjithnje ne favor te nje partie apo nje grupi. Sistemi zgjedhor nuk mund te ndryshohet sa here ndryshojne strategjite elektorale te partive. Suksesi i partive varet nga mbeshtetja elektorale, nga strategjite elektorale dhe jo nga sistemi qe aplikojme. Kam bindjen se komisioni do te shqyrtoje cdo propozim, por do te vendose mbi bazen e nje logjike te thjeshte. Sistemi duhet te jete i drejte dhe i pranuar, ne radhe te pare, nga partite e medha qe perfaqesojne 80% te elektoratit dhe nga nje numer i arsyeshem partish me te vogla. E sigurt qe te gjithe nuk do te kenaqen. Reforma zgjedhore nuk ka prioritet sistemin, ka prioritet permiresimin e administrimit te zgjedhjeve. Kemi rekomandimet e OSBE-se si bosht.
Ne raportin perfundimtar te OSBE-ODIHR-it nuk pati ndonje verejtje konkrete per sistemin. Cfare duhet te ndryshohet ne kete sistem, qe te mos kete me probleme?
Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, sidomos ato te vitit 2009, asnjera nuk prek sistemin e zgjedhjeve. Kane te bejne me teper me menyren e administrimit te sistemit zgjedhor. Procesi zgjedhor ka treguar se calon ne disa elemente, kam parasysh kohezgjatjen e numerimit, mund te krijohen ndoshta me shume pika, mund te futet numerimi elektroni, pra mund te futen teknikalitetet, qe ndihmojne ne administrimin e zgjedhjeve. Ka pasur rekomandime per KQZ-ne mbi ceshtjen e politizimit ose jo, por ne kemi nje strukture bipartizane te administrimit te zgjedhjeve dhe cdo ndryshim ne keto, duhet te behet i kujdesshem qe te mos cenoje gjithe ngrehinen qe ne kemi dhe per kete jam i bindur se anetaret e komisionit dhe ekspertet jane te kujdesshem, sepse tashme eshte krijuar nje pervoje. Dua te sjell ne kujtese se eshte nje sistem zgjedhjesh dhe nje Kod Zgjedhor, qe ka provuar te jete i suksesshem. Kemi realizuar zgjedhje shume te mira dhe nese ka gjera per t'u korrigjuar, ato jane disa sugjerime per ndryshime nga OSBE-ja. Keto jane shume pak ne krahasim me ngrehinen qe kemi. Nuk mund ta shembim dhe te fillojme dhe njehere nga e para. Do te bejme vetem rregullime te kodit qe eshte, sepse me kete kod kemi realizuar zgjedhje shume te mira dhe transparente dhe qe kane marre vleresime maksimale.
Ka nisur punen komisioni per ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit, parimisht duket nje rregullore e cila funksionon mire. Mendoni se ky komision eshte ngritur sa per t'i plotesuar nje teke PS-se apo realisht ka nevoje per ndryshime rregullorja?
Per te thene te verteten, erdhi si nje kerkese ultimative nga PS-ja dhe duhet te kujtojme se sollen edhe rekomandime konkrete, sesi duhej te ndryshohej, te cilat nuk ishin asgje tjeter vetem kerkese qe te zhbehej cdo ndryshim qe kishim bere ne. Kerkesa te tilla nuk mund te funksionojne. Kujtoj se disa nga ndryshimet qe ne kishim bere, raporti i tetorit i BE-se i konsideroi pozitive, kam parasysh spostimin e debatit te 60-minuteshit nga fillimi i seances ne fund. Ky debat ishte kthyer ne nje instrument bllokimi te Parlamentit dhe tensionimi te situates, aq sa terhiqte vemendjen edhe nga debati per reformat dhe ligjet e rendesishme, qe diskutoheshin e votoheshin ne seance. Shpenzohej e gjithe energjia dhe vemendja ne kete 60-minutesh, i cili ishte retorike e politikes se dites. Duke e cuar ne fund te seances, ne tentuam te shpetojme mbarevajtjen e Parlamentit. Prandaj raporti e vleresoi si nje ndryshim pozitiv. Ne raport permenden dhe shume ndryshime te tjera pozitive ne funksionimin e Parlamentit. Nje tjeter ceshtje qe ka sulmuar opozita, eshte menyra e votimit te kandidaturave qe vijne nga presidenti. Me rregulloren e vjeter nuk parashikohej seanca degjimore dhe menyra e votimit per kandidaturat qe kalojne si raport i nje komisioni. Ky ndryshim erdhi si pergjigje ndaj ndryshimeve qe nisen me menyren e propozimit te kandidaturave. Presidenti nuk i konsultoi paraprakisht kandidaturat, sic ka qene bere dikur. Nje veprim qe ne e pershendetem, pasi i sherben transparences. Nga nje negociate e panjohur per publikun mes presidentit dhe mazhorances parlamentare, kemi nje ballafaqim publik. Ne zgjodhem seancen degjimore si instrumentin plotesues te asaj qe nisi presidenti. A eshte bere mire apo eshte bere keq, eshte bere agresive apo me e kujdesshme seanca degjimore, ka cenuar integritetin apo privatesine e kandidaturave? Kjo mbetet per t'u pare. Por, nuk mund te zhbehet nje proces kaq i mire dhe kaq i nevojshem per transparencen, sa c'eshte seanca degjimore e kandidaturave. Presidenti ka mekanizmat e tij te seleksionimit te kandidaturave, krejtesisht te pavarura nga Parlamenti, edhe pse Kushtetuta e detyron te konsultohet, por pa e sqaruar, si dhe Parlamenti i pergjigjet me nje sistem votimi te perzgjedhes se kandidaturave dhe ky sistem kalon nga seanca degjimore. A mund te behet me e mire kjo? Padyshim qe gjithmone ka vend per diskutim, por nga ky ndryshim ka pasur perfitim dhe opinioni publik. Qytetaret kane kuptuar pse dhe per c'motive i propozon presidenti kandidaturat dhe pse e per c'motive i votohen apo i rrezon kandidaturat Parlamenti. Natyrisht qe ne keto kritere nuk jane vetem kriteret teknike, sepse nuk po zgjedhim nje akademik, por po zgjedhim nje person qe do te mbaje pergjegjesi publike dhe ky person e merr pergjegjesine publike nga vota e Parlamentit. Pra, deputeti transferon pushtet publik nga vota qe i kane dhene zgjedhesit. Dhe kete nuk mund ta beje larg vlerave dhe bindjeve qe ai shpall publikisht. Prandaj ndryshimet ne rregullore nuk pres te jene te medha, por me shume paqetim i shpirtrave te frustruar.
Duke mbetur te marredheniet president-Parlament. Ditet e fundit presidenti ka sjell ne Kuvend emrin e zotit Bujar Leskaj, per postin e kryetarit te KLSH-se. A eshte konsultuar presidenti me Kuvendin, sic e percakton Kushtetuta per kete kandidature?
Ne dijenine time nuk ka nje konsultim te tille. Zoti Leskaj eshte kandidatura e dyte pas deshtimit te kandidatures se pare. Nuk kam asnje koment te natyres personale per z. Leskaj. E vleresoj kontributin e tij ne jeten publike, jo vetem politike, sepse eshte dhe autor librash, pra eshte nje figure komplekse publike. I vetmi shqetesim personal eshte se duke qene person i investuar ne PD dhe anetar i Keshillit Kombetar te PD-se, mund te gjykohet si nje prishje e balances se pushteteve, sepse kete institucion qe supozohet qe kryen kontrollin nga jashte te administrates, e merr nje person qe vjen nga PD-ja, pavaresisht se aktiviteti i tij politik, kohet e fundit, ka qene shume i reduktuar. Mund te flitet per nje gjysme-terheqje nga jeta politike, por jam i bindur se e majta do te tentoje ta perdore, pavaresisht se nuk e kemi propozuar ne. Ne na eshte sjelle kandidatura nga presidenti dhe eshte provokative nga ana e presidentit qe ben kete gje. Duket qe presidenti kalkulon demtimin e PD-se. Ne rast se e votojme z. Leskaj, na ka faturuar kontrollin mbi nje institucion te pavarur. Ne rast se e rrezojme, synon te na armiqesoje me nje profil jo te ulet te PD-se. Pra, grupi i PD-se duhet te marre nje vendim delikat per trajtimin e kesaj kandidature.
Po diskutohet krijimi i nje partie te re me ne krye presidentin Topi. Mendoni se do te kete ndikim kjo parti ne zgjedhjet e 2013-es tek e djathta?
Nuk jam i sigurt nese z. Topi do te arrije ne krijimin e nje partie, per vete menyren se si ka bere dhe ben politike, ne pergjithesi. Nuk e shoh si nje lider partie qe e fillon nga zeroja. Megjithate, do te jete nje vendim i tij personal dhe nuk me takon te bej koment se cfare dhe si do ta beje jeten e tij politike. Ajo qe ju pyesni per shqetesimin qe ka mazhoranca ose e djathta, mund te them se gjithmone ne te djathten kane ekzistuar aksione te pavarura nga PD-ja. Me kohe, nga individe dhe grupe jane iniciuar aksione politike qe kane tentuar te marrin mbeshtetje nga me shume djathtas, si ish-pronaret ose ish-te persekutuar dhe te gjitha keto iniciativa kane treguar se nuk mund te sigurojne mbeshtetje politike ne elektorat aq sa te mund te vene ne pikepyetje autoritetin e PD-se, ndaj te djathtes dhe ne numrin e mbeshtetjes se PD-se. Prandaj, mendoj se nuk mund te kete perjashtime tani nga ky rregull. Kjo provohet nga, te pakten, viti '92, kur u krijua dalja apo shkeputja e pare nga PD-ja. Kjo ndodh se sjellja politike e PD-se dhe e kryetarit Berisha, eshte pothuajse shteruese per te gjithe spektrin e djathte. Artikulimi i Berishes eshte me i hapur, e mbulon spektrin dhe mbi te gjitha, aksioni i tij politik eshte pothuajse i pakrahasueshem jo vetem nga e djathta, por edhe nga e majta, me ritmin, energjine, prezencen e vazhdueshme ne jeten politike. E thene thjesht: aq politike sa prodhon Berisha, mbulon spektrin e djathte, madje mund te marre dhe e majta borxh.
Transparence Internacional Albania, ne raportin e saj per vendet e rajonit, e rendit Shqiperine ne vendin e parafundit per nivelin e korrupsionit, pas Kosoves. Cili eshte komenti juaj duke qene se jeni specialist i kesaj fushe?
Indeksi tregon perceptimin. Edhe pse eshte perceptim dhe jo fakt, ne i referohemi. Po te shikoni ndryshimin e renditjes se vendeve do te vini re se vendet qe kane probleme apo kriza politike kane pesuar ulje, ndonjehere edhe te pabesueshme. Dikur Greqia apo Italia ishin te rendi i 5-6 pikeve dhe sot, prej krizes, jane afer me Shqiperine dhe sigurisht, poshte Turqise. Bllokimi politik, debati shterpe 2-vjecar, i kushtezuar nga strategjia e opozites, ka bere qe te ulet besimi i qytetareve te politikanet dhe rrjedhimisht, edhe te reformat antikorrupsion. Akuza e paprincipte, e paprovuar, madje edhe e ndeshkuar nga gjykatat, ka ndikuar jo pak. Per ironi te fatit, edhe mazhoranca ka pjesen e vet. Akuza qe ne kemi artikuluar ndaj Rames, ka edhe ajo ndikimin e vet. Gjithsesi, qeverise i takon te reflektoje, sidomos per te ndryshuar menyren e komunikimit me publikun, per te percjelle te verteten tone, pertej shurdhimit qe shkakton sulmi opozitar. Ka vend per nje impuls te ri dhe nje ridimensionim te aksionit per te luftuar korrupsionin dhe per te forcuar integritetin dhe besimin ne qeverisje.